Shkup – Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të mërkurën së bashku me Paolo Kosta, përgjegjës në sektorin për polici pranë misionit të OSBE-së, në stacionin policor Gazi Babë i vizitoi nëpunësit policorë, të cilët në organizim të Qendrës për stërvitje të kuadrove nga sfera e sigurisë, vizitojnë trajnim për sjelljen e policisë në zgjedhje.
Siç ka informuar ministrja Jankullovska rreth zgjedhjeve të ardhshme sipas bazave të ndryshme, do të angazhohen 6.900 nëpunës policorë.
“Në pajtim me planin aksional, veç më janë mbajtur një sërë stërvitjesh, ndërsa deri më 30 maj, pak para ditës së zgjedhjeve, stërvitjen do ta kalojnë afër 6.900 nëpunës policorë, që është edhe numri i nëpunësve policorë të cilët sipas bazës së ndryshme do të angazhohen rreth zgjedhjeve”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme.
Ky është kontribut i MPB-së, nënvizoi Jankulloska, në funksion të krijimit të atmosferës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, zgjedhje të cilat qytetarët do ta shprehin vullnetin e tyre në bazë të bindjes personale pa presione dhe ndikime prej askujt nga jashtë.
Paolo Kosta, përgjegjës në sektorin për polici pranë misionit të OSBE-së, deklaroi se projekti për stërvitje të nëpunësve policorë për sjelljen gjatë kohës së zgjedhjeve është vazhdim i bashkëpunimit veç më të vendosur të suksesshëm me MPB-në.
Paralelisht me stërvitjen e dedikuar për nëpunësit e policisë, të cilët drejtpërdrejtë janë përfshirë në aktivitetet lidhur me zgjedhjet, sot u promovua doracak, të cilin do ta marrë secili polic që do të obligohet për kryerjen e detyrave të ndryshme lidhur me zbatimin e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë.
Wednesday, 18 May 2011 15:41