Strugë – Lideri i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani dhe bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Kushtrim Murtishi ka realizuar takim me banorët e fshatin Ladorishtë të Strugës. Në takim ata kanë prezantuar programin e partisë dhe folën për atë që do ta ndërmarrin nëse janë pjesë e qeverisë së re.
“Në qoftë se jemi pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë, në njëqind ditët e para nga qeverisja e saj do ta zgjidhim çështjen për kontestin me emrin me Greqinë fqinje. Do të angazhohemi që të hollat shtetërore të ndahen në mënyrë të barabartë sipas përkatësisë etnike, ndërsa Parlamenti i ri buxhetin ta miratojë sipas parimit të Badenterit, ku pa votat e shqiptarëve dhe të bashkësive tjera etnike nuk do të mund të votohet”, ka thënë kreu i DR-së, Selmani. Ndryshe, Selmani nënshkroi marrëveshje për mbështetje të partisë në këto zgjedhje parlamentare me Demir Dalipin, lider jozyrtar i egjiptasve.
Wednesday, 18 May 2011 11:45