Strugë – Gjatë ditës së hënë në zyrën e degës në Strugë, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), e Rufi Osmanit ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë të zonës pesë
dhe aktivistët e saj.
Bartës i listës për deputet do të jetë Riza Istrefi i cili është dhe jurist, ndërsa kandidati tjetër Artan Dika.
“Lista ka intelektualë të dalluar si ekonomistë, juristë, biznesmenë, profesorë, mjekë e tjerë. RDK-ja synon të marrë vullnetin e popullit për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në vend. Fatkeqësisht në vend të mbrojtjes së statusit dhe çështjes kombëtare në këto 20 vitet e fundit kemi vetëm dështime ndërsa në dhjetë vitet e fundit pas konfliktit të 2001-shit vetëm premtime. Ne do të angazhohemi për të ringjallë ekonomikisht por edhe vendosjen e rinisë”, ka thënë bartësi i listës Riza Istrefi.
Fjalim mbajti edhe kandidati i dytë në listë Artan Dika i cili deklaroi se “subjektet politike shqiptare ekzistuese janë shndërruar në prona private të udhëheqësve të tyre
duke mos lejuar dominimin e rinisë. Qëllimi jonë nuk është shpërndarja por riorganizimi i shqiptarëve. Kemi pasur raste ku janë vrarë ush ushtarët e UÇK-së ose janë
burgosur. Një nga shtyllat e RDK-së është ringjallja e dinjitetit të shqiptarëve”.
Artan Dika ka potencuar se nuk janë të vërteta thashethemet se RDK-ja do të ketë koalicion pas-zgjedhor me PDSH-në por nënvizoi se ekziston mundësia për të pasur
koalicion me partitë shqiptare të cilat do të bëhen në bazë të votave të marra dhe deputetëve të partive.
Monday, 16 May 2011 17:51