Athinë – Shumica e supermarketeve në Greqi fillojnë me fushata për mbështetjen e konsumimit të mallrave greke, publikoi gazeta “Etnos”.
“Shfrytëzojmë atë që e prodhojmë, mbajmë veshmbathje greke, konsumojmë ushqim grek, menaxhojmë turizëm grek”, theksohet në parullat e iniciatorëve të kësaj fushate.
Fushata organizohet me thirrjen e lëvizjes qytetare “Shfrytëzojmë atë që e prodhojmë”.
“Parashikohen në suaza të fushatës këtë muaj supermaketet më të mëdha në vend të shtypin bilborde, në të cilat do të shkruajnë mesazhe në mbështetje të mallrave greke. Billborded do të ngjiten në të gjithë vendin, ndërsa mesazhet do të ketë edhe në qeset e najlonit, të cilat jepen në dyqane.
“Konsumatorët duhet t’i respektojnë prodhimet greke. Vetëm kështu ne qytetarët mundemi aktivisht të marrim pjesë në luftën kundër papunësisë, ta mbështetim biznesin e vogël dhe të madh, bujqësinë, prodhuesit, turizmin në të gjithë vendin dhe ekonominë kombëtare, përmendet në kumtesën e organizatorëve të fushatës.
Friday, 03 June 2011 12:46