Shkup – Ministritë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe të Katarit sot në Shkup mbajtën konsultime politike.
Delegacionin e Maqedonisë e kryesonte sektretari shtetëror në MPJ-në, Abdulkadër Memedi.
Çështjet aktuale bilaterale në interes të të dy vendeve, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë dhe Katarit, ishin në fokusin e konsultimeve politike. Vëmendje të posaçme, kumtoi MPJ-ja, i ishte përkushtuar bashkëpunimit ekonomik, këmbimeve tregtare dhe tërheqjes të investimeve të drejtpërdrejta në Republikën e Maqedonisë.
Në lidhje me gjendjen e dakorduar, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe punët konsullare, të dyja palët shprehën interes për rrethimin e saj.
Në konsultimet e sotme është biseduar edhe për përgatitjet për vizitën zyrtare të Emirit të Katarit, sheiku Hamad bin Kalifa Al Tani, i Maqedonisë është parashikuar për në tetor të vitit 2011, në suaza të së cilës, përveç takimeve me udhëheqësin më të lartë të vendit, është planifikuar nënshkrim i një numri të madh të marrëveshjeve bilaterale dhe mbajtjen e biznes forumit.
Delegacionet e dy ministrive shkëmbyen mendime edhe për gjendjet aktuale në rajonin e Lindjes së Afërt dhe në vendet arabe, posaçërisht në Libi dhe Siri.
Konsultime politike të rregullta mes Republikës së Maqedonisë dhe shtetit Katar, nënvizohet në kumtesën e MPJ-së, ende një verifikim i marrëdhënieve të mira bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të afërt mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme, ndërsa janë në interes të thellimit të bashkëpunimit të përgjithshëm.
Tuesday, 31 May 2011 15:39