Sofje – Pas fjalimit të Barak Obamës janë të mundura disa ndryshime të caktuara në rajonin tonë, deklaroi sot presidenti Gjorge Ivanov, duke e komentuar fjalimin e presidentit amerikan në Varshavë, në samitin e presidentëve nga mbarë Evropa.
Ivanovi precizoi se Obama iu drejtua mbarë rajonit të Evropës Qendrore, duke përkujtuar se ai dërgoi shumë mesazhe pozitive dhe afirmative, njofton raportuesi i MIA-s.
“Mesazhi im deri te të gjithë në këtë tryezë është që të jeni krenarë ndaj progresit, ne qëndrojmë prapa jush, do t’u mbështesim. Vetëm një gjë e kërkojmë nga ju, punoni së bashku me ne për demokracinë, lirinë, për qëllimet e përbashkëta. Ekipi im ka instruksione të qarta nga unë. Problemet e juaja vijnë deri tek unë edhe përmes ambasadorëve tanë dhe përmes Departamentit të Shtetit dhe përmes Shtëpisë së Bardhë. Të jeni të bindur se do të ketë rezultate nga bisedat tona sonte, theksoi Obama në darkën e punës në kuadër të mbledhjes së 17-të të presidentëve të Evropës Qendore që u mbajt në Varshavë.
Sunday, 29 May 2011 22:16