Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 18:25

Sofje – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në Sofje, merr pjesë në Konferencën e 13-të ndërkombëtare: Ballkani në Evropë dhe bota në shekullin 21, të cilën e organizon Klubi politik ballkanik, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Është paraparë që Ivanov, në fillim të konferencës, të ketë fjalim në kuadër të sesionit “Ballkani në integrimet në BE dhe NATO” – arritjet dhe dëshpërimet.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, dje në Sofje u takua me presidentin bullgar Georgi Përvanov, me të cilin në atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe konstruktive, këmbyen mendime dhe informata në shumë tema.