Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 11:08

Beograd – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq paralajmëroi se hetimi për rastin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, do të zgjerohet me zbulimin e personave para se gjithash në armatë dhe polici, të cilët i kanë ndihmuar në të gjitha vitet e kaluara të ikë nga arrestimi.

Tadiq në intervistën për BBC-i, tha se të gjithë ata që e ka mbrojtur Mlladiqin do të gjykohen dhe shtoi se ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe do të dorëzohet në Hagë pavarësisht nga ankesa të cilën do ta parashtrojnë avokatët e tij.

Presidenti i Serbisë theksoi se Mlladiqi me vite ka qenë në mundësi të konsiderojë në mbështetje të “disa personave në sistemin shtetëror” dhe shtoi se në hetim do t’i kushtohet vëmendje secilës ndihmë të cilën Mlladiqi ka mundur ta ketë në suaza të armatës serbe dhe policisë.