Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 17:21

Varshavë – Arrestimi i Mlladiqit dëshmon se përfundimisht rajoni ynë po spastron me të kaluarën e errët dhe paraqet, në përgjithësi, një sinjal tërësisht pozitiv se rajoni po lëvizë drejt BE-së dhe dëshiron t’i përjetojë të gjitha privilegjet nga anëtarësimi në Union, ka thënë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në lidhje me arrestimin e Ratko Mlladiqit. Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër merr pjesë në mbledhjen e 17-të të presidentëve nga Evropa Qendrore që po mbahet në Varshavë. Në mbledhjen, në të cilën marrin pjesë presidentët e 22 shteteve, bisedohet për problemet dhe sfidat aktuale ekonomike dhe politike në vendet nga rajoni qendror evropian, por edhe për çështjet globale politike të kontinentit evropian dhe më gjerë.