Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 14:26

Bruksel – Nuk ka viza për Maqedoninë, as suspendim, as të përgjithshëm e as afatgjatë të regjimit pa viza për vendet për Ballkanin Perëndimor, ka thënë eurodeputetja Doris Pak.

Ajo ka sqaruar propozimin e Komisionit Evropian se ekziston mundësi e kufizuar për kthimin e vizave, përderisa janë harxhuar të gjitha masat për zvogëlim të valës së emigrantëve.

Por, siç thotë Pak, ajo procedurë që e propozon KE-ja është në mënyrë administrative dhe politike shumë e komplikuar, si dhe pothuajse është e pamundur një gjë e tillë. Për më tepër, Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të kenë të drejtë t’i ndjekin vendimet për suspendim eventual dhe të përkohshëm.

Duke pasur parasysh që Parlamenti Evropian me një shumicë të madhe është mbështetës i regjimit pa viza, eurodeputetja Pak e inkurajon Qeverinë e Maqedonisë të vazhdojë të përkushtohet në bindjen e popullatës që mos të keqpërdoret liberalizimi i vizave.

Me një qëndrim të ngjashëm edhe eurodeputeti sllovak Eduard Kukan, por ai shton se në media të përcaktuara kanë ekzistuar thashetheme ose interpretime të gabuara të termit Komitologji.

Në të vërtetë, para tre ditëve eurokomisarja Sesilija Malstrom deklaroi se vendimi për propozimin për vendosjen e mekanizmit mbrojtës për shtetet anëtare të BE-së do të bartet me Komitologji.

“Komitologjia, do të thotë involvim i obligueshëm i Parlamentit Evropian në bartjen e vendimeve”, ka sqaruar Kukan.