Shkup – Delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga sekretari shtetëror Petar Esmerov, prej sot e deri më 28 maj të këtij viti, do të marrë pjesë në takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, i cili do të mbahet në Budva të Mali të Zi.
Në takimin, krahas delegacionit të Malit të Zi si nikoqir, do të marrin pjesë edhe delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes nga Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, delegacioni ushtarak i forcave të armatosura të SHBA-së i kryesuar nga zëvendëssekretari për punë mbrojtëse ndërkombëtare Xhozef Mekmilan, si dhe përfaqësuesi i NATO-s Frank Boland, drejtor për planifikim të forcave të Aleancës.
Në fokusin e mbledhjes në Budva do të jenë temat në të cilat do të debatohet për integrimet euro-atlantike si në përparim, përvoja dhe sfida të rrugës drejt anëtarësimit të plotë në NATO-s dhe bashkëpunimit rajonal – faktor thelbësor për pjesëmarrje të përbashkët në misionet për ruajtje të paqes.
Takimi do të jetë edhe një mundësi për shkëmbime të përvojave përmes vendeve anëtare të NATO-s dhe vendet aspirante për anëtarësim në NATO nga rajoni, me qëllim udhëheqjeje më efikase me sfidat siguruese, me çka do të jepet edhe një kontribut ndaj stabilitetit rajonal.
Pritet që pjesëmarrësit e takimit ta konfirmojnë deklaratën e përbashkët për partneritet të përhershëm mes NATO-s dhe Afganistanit, si dhe afirmimi i qëllimit të tyre për pjesëmarrje aktive në sistemin për mbrojtje kolektive dhe siguri, me qëllim të ndihmojnë në procesin e stabilizimit dhe ruajtjen e paqes në Afganistan.
Kontinuiteti për mbajtje të këtyre takimeve dhe konkluzioneve të vendosura, do të konfirmohet me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët nga ana e të gjithë pjesëmarrësve.
Thursday, 26 May 2011 12:44