Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 09:48

Athinë – Tërmet me intensitet prej 4,9 ballëve sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në orën dy pas mesnate, 228 kilometra në perëndim të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin në rajonin e Kilinit, 28 kilometra në veriperëndim prej qytetit Amaliada.

Nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale.