Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 17:44

Barcelonë – Policët nga disa shtete evropiane shkatërruan një nga degët e narkokartelit ballkanik, i cili konsiderohet si një nga rrjetet më të mëdha për tregti ilegale me narkotikë në Evropë, kumtoi sot policia spanjolle.

Në aksionin policor janë arrestuar 12 njerëz. Pesë prej tyre janë shoqëruar në qytetin spanjoll Valensia, ndërsa të tjerët janë prangosur në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Narkogrupi është zbuluar pasi që policia spanjolle e ka vërejtur në Barcelonë një ish-ushtar kroat, i cili ka qenë pjesë e narkokartelit ballkanik.

Më 11 maj pesë të dyshuar janë arrestuar në Valencia gjatë tentativës që të shkarkojnë 368 kilogramë kokainë nga një anije që ka arritur nga Amerika Jugore.

Kokaina është me origjinë nga Brazili, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Holanda.