Shkup – Ambasadori Ralf Breth nga Gjermania është emëruar shef i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup. Breth ka shërbyer për 29 vjet në Ministrinë e Jashtme Gjermane, si një diplomat karriere.
Ai ka përvojë të konsiderueshme rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe ka shërbyer më parë tre vjet në Shkup, si ambasador i Gjermanisë, si dhe ka qenë përfaqësues i Presidencës së Bashkimit Evropian gjatë kryesimit gjerman dhe finlandez.
Para emërimit të tij, Ambasadori Breth ka shërbyer si Shef i Njësitit për të drejtën penale ndërkombëtare pranë Ministrisë së jashtme të Gjermanisë. Ai ka drejtuar edhe dy misione tjera gjermane në Izmir, Turqi dhe Sibiu, Rumani. Ambasadori Breth ka diplomuar në drejtësi pranë Universitetit në Frankfurt/Main dhe ka përfunduar akademinë diplomatike në Zyrën e Jashtme gjermane në Bon, Gjermani.
Ai e zëvendëson në këtë pozitë ambasadorin Jose Luis Herrero nga Spanja.
Wednesday, 25 May 2011 15:54