Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:11

Bruksel – Komisioni evropian sot duhet ta konfirmojë propozimin për vendosjen e mekanizimit për kthim të shpejtë të përkohshëm të regjimit të vizave për disa vende dhe atë në gjendje “të jashtëzakonsme”, por kjo, siç thonë përfaqësues të tij, nuk do të thotë edhe vendosje të sërishme të vizave për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë.

Këshilli i ministrave të Unionit, më 9 dhe 10 qershor në Luksemburg, duhet ta miratojë propozimin e KE-së, të cilin e ka parashtruar komisarja Malmstrom para ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare, më 12 maj. Malmstrom, atëherë theksoi s’e, për dallim nga procedura e tanishme e gjatë, në të ardhmen vizat do të mund të kthehen për disa vende me procedurë urgjente, nëse “regjimi pa viza shkakton migracion jo të rregullt me përmasa të mëdha, ose nëse vjen deri në keqpërdorime, respektivisht nëse vihet në rrezik siguria e BE-së”.

Në praktikë, kjo do të thotë ndryshim të Dekretit 12 për vizat, ku do të mundësohet kthim i jashtëzakonshëm i regjimit të vizave për disa vende. Komisioni Evropian, që në filllim të vitit vendosi mbikëqyrje të përforcuar mbi zbatimin e regjimit të vizave me vendet nga Ballkani Perëndimor, pas valës së azilantëve të rremë në disa nga vendet anëtare të Unionit. Belgjika, e cila edhe më tej ballafaqohet me derdhje të madhe azilantëve të rremë, ka kërkuar nga Komisioni raport për rezultatet e deritanishme nga mbikëqyrja, por edhe përgjigje nga Shkupi dhe Beogradi, se çka do të ndërmarrin që ta ndërpresin valën e njerëzve, të cilët e keqpërdorin liberalizimin.

Qeveria e Maqedonisë ka propozuar ndryshime të Kodit penal, me të cilin keqpërdorimi i liberalizimit të vizave do të dënohet me burg deri tetë vite, dënim me para deri në 30 milionë denarë dhe marrjen e dokumentit për udhëtim.