Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 08:31

Shkup – Në rrugën lokale të fshatit Konjare e Poshtme dhe Konjare e Mesme, një makinë ka përplasur të premten mbrëma një këmbësor rasti, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas njoftimeve të MPB-së, viktima është goditur nga makina, mbrëmë rreth orës 21.50, ndërsa vrasësi me makinë menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Organet policore deri tani nuk kanë dhënë hollësi lidhur me identitetin e viktimës, trupi i të cilit është dërguar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup. Gjithashtu, MPB është në kërkim edhe të shoferit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.