Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 10:59

Strugë – LSDM-ja nuk ka pozitë stabile lidhur me çështjen për emrin me Greqinë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski pas takimit me një grup biznesmenësh dhe punëtorë turistik në Strugë. “Katër vite na sulmuan pasi kemi insistuar që edhe populli të kyçet në zgjidhjen e kësaj çështje përmes referendumit, e tash shohim se e pranuan këtë pozitë. Kjo do të thotë se LSDM-ja nuk ka pozitë stabile lidhur me atë çështje për dallim nga ne, të cilët prej vitit 1991 deri në vitin 2011 kemi qëndrim të njëjtë të pandryshueshëm. LSDM-ja konsideron se duhet ta lakojmë kurrizin dhe në atë mënyrë të mbyllet kjo çështje. Ne konsiderojmë se kur bëhet fjalë për dinjitetin kombëtar të një shteti, kemi të drejtë dhe obligime, që zgjidhjen dhe kompromisin ta kërkojmë pa i dëmtuar interesat kombëtare”, ka thënë Milloshoski lidhur me akuzat e Radmilla Shekerinskës se pushteti aktual është vetëm vëzhgues në negociatat për emrin. Ndryshe, Milloshoski theksoi se pret interes më të madh për kontestin në të ardhmen të tregoj edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun.