Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:53

Zagreb – Gazeta “Jutarnji list” e Zagrebit sot kumton se Kroacia do t’i përfundojë negociatat deri në verë, ndërsa anëtare e barabartë e BE-së do të jetë prej 1 korrikut të vitit 2013.

Duke e paralajmëruar takimin e sotëm të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në BE në Bruksel, gazeta thekson se ata do të mbajnë debat për përfundimin e negociatave inkuadruese kroate, por edhe për datë indikative për anëtarësim të barabrtë në BE.

KE-ja vlerësimin e vet për gjyqësinë do ta bazojë në raportin e Qeverisë kroate si dhe në atë të misionit të KE-së, i cili para një jave qëndroi në Kroaci. Gazeta kumton edhe deklarata të diplomatëve të BE-së, se po shkohet në kahje të përfundimit të negociatave në qershor apo eventualisht në korrik.

Përfundimi nuk do të jetë pa kushte sepse Franca propozoi që procesi në gjyqësi së pari të mbikqyret rregullisht edhe pas përfundimit të negociatave deri në hyrjen në fuqi të anëtarësimit të barabartë.

Sipas vlerësimeve të KE-së, Kroacia në vitin e parë të anëtarësimit në Union, në buxhetin e BE-së do të duhet të paguajë 609 milionë euro, ndërsa një vit më vonë – 647 milionë euro.