Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:20

Beograd – Qeveria serbe përgatit pako masa, të orientuar që të ndërpritet rritja e numrit të emigrantëve  në drejtim të shteteve nga BE, shkruan gazeta “Veçerenje Novosti”.

Qëllimi i masave është që të ndërpritet kërcënimi nga heqja eventuale e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë. Qytetarët të cilët udhëtojnë për ndonjë shtet evropian, do t’i nënshtrohen kontrollit më të rreptë të pikave kufitare dhe duhet të përgjigjen në pyetjet ku shkojnë, sa do të qëndrojnë, a kanë biletë kthyese dhe para të mjaftueshme, deklaroi kryeministri serb Bozhidar Gjeliq.

“Pakoja  e masave, që e përgatitëm, sot do t’i prezantohet  kryetarit të KE-së Zhoze Manuel Barosos. Serbia  do tu bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare ta kufizojnë hyrjen në territoriin e BE-së  për ata, të cilët e keqpërdorimi liberalizimin e vizave. Kërkojmë të gjitha vendet anëtare  të BE-së ta bëjnë të njëjtën, që e bëri Norvegjia  dhe ta pranojnë Serbinë  si shtet të sigurt, nga i cili nuk mund të kërkohet azil”, sqaroi Gjeliq.

Në Gjermani azil kanë kërkuar 227 shtetas të Serbisë, në Luksemburg-27, ndërsa në Belgjikë 106.