Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 19:26

Athinë – Greqia është e detyurar që të përshpejtojë reformat strukutroroe, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sektorin shtetëror, nëse do që të ketë sukses plani ndërkombëtar për shpëtimin e vendit nga kriza debitore, vlerësoi shefi i Misionit të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) në Athinë , Pol Tomsen.

Në fjalimin e tij në konferencën e organizuar nga revista britanike “Ekonomist” në Athinë, Tomsen vlerësoi se programi për ripërtëritjen e ekonomisë greke rrezikon që të dështojë nëse nuk zbatohen reformat e planifikuara.

Në fjalimin në këtë sesion krye-ekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (ECN), Jirgen Shtark, velerësoi se idea për ristrukturimin e debisë shtetërore greke paraqet “recetë për katastrofa”.

Është iluzion që të besohet se ristrukturimi i debisë apo diçka tjetër do të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve në Greqi. Greqia nuk ka alternativë tjetër përveç se ta përshtatë buxhetin. Ristrukturimi i debisë është recetë për katastrofa që do t’i ngrejë në erë bankat botërore”, theksoi Shtrak.