Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 18:15

Shkup – Interpoli ka ekstraduar personin B. Hoxha (38), i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe qendror, për vuajtjen e dënimit me burg në SHNP “Idrizovë”, bëri të ditur MPB-ja.

Personi i ekstraduar në periudhën nga viti 2006 deri në fillim të këtij viti ka kryer 12 vepra penale “falsifikimin e dokumenteve”, për të cilat dënohet në dënime të ndryshme me burg në kohëzgjatje prej 21 vjet e gjashtë muaj.