Lubjanë – Qeveria e Sllovenisë i hodhi poshtë akuzat se me lëshimin e “euros partizane” me yllin pesëcepësh ka bërë provokim politik me rastin e manifestimit të 20-vjetorit nga pavarësia.
Deputeti i Partisë Demokratike sllovene parashtroi pyetje nëse lëshimi i “euros partizane” është provokim ideologjik.
“Ylli pesëcepësh ishte simboli kyç i APJ-së okupuese gjatë agresivitetit ndaj Sllovenisë në vitin 1991, konsideron deputeti Bruno Grims.
Sllovenia si anëtare e eurozonës, përdori të drejtë të valutës së përbashkët të vendosë personalitete të rëndësishme nga historia e saj. Në monedhën prej dy euro është heroi partizan Franc Rozman Stane. Figura e tij me yllin pesëcepësh është miratuar nga KE-ja.
Sllovenia në fillim të muajit mars lëshoi milion monedha me figurën e Stanes.
Në një pjesë të publikut slloven ajo shkaktoi komente të ndryshme.
Qeveria i hodhi poshtë pohimet për provokim dhe tha se ajo nuk duhet të vendoset në çështje me 20-vjetorin nga pavarësia e shtetit. Partizanët veteran në Slloveni e përshëndetën atë veprim si “promovim i antifashizmit slloven” në BE.
Tuesday, 17 May 2011 15:25