Shkup – Promovimi i bashkëpunimit ekonomik, zhvillimi i ideve në sferën e biznesit dhe zhvillim intensiv i kulturës mes Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të cilat i përfaqësojnë, ishte tema e takimit të sotëm të konsujve të nderit dhe diplomatëve në Maqedoni, njëkohësisht edhe anëtarë të Klubit diplomatik.
Ky Klub shpesh organizon panel-diskutime, tribuna dhe takime të diplomatëve dhe persona të cilët merren me të drejtën ndërkombëtare me qëllim të promovimit të Republikës së Maqedonisë në vendet tjera dhe anasjelltas.
Anëtarët e Klubit në takimin e sotëm potencuan se është i nevojshëm promovim më intensiv i Maqedonisë dhe gjuhës maqedonase në vendet e jashtme, si dhe prezantim më i shpeshtë i vendeve të cilat i përfaqësojnë konsujt.
Ekziston çështja, theksojnë, nëse në kohën e fundit vërehet pasivitet të konsujve të nderit.
Sipas kryetarit të Klubit, Viktor Gaber, tek konsujt në Manastir ekziston interes për botimin e buletinit për diplomacinë, ide të cilën konsujt në Shkup e mbështetën.
“Takimi i sotëm është në drejtim të afrimit të konsujve dhe këmbimit të përvojave të cilat më vonë do të mund të realizohen përmes projekteve në ekonomi, kulturë, biznes ose në ndonjë sferë tjetër”, tha Gaber, duke shtuar se në vend dihet shumë pak për profesionin konsull nderi dhe në të ardhmen duhet patjetër të punohet në përmirësimin e gjendjes.
Iniciativa për formimin e këtij Klubi ekziston prej para dy viteve, ndërsa vitin e kaluar në muajin mars është regjistruar. ms/ab/17:52
Thursday, 05 May 2011 16:47