Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:35

Hagë – Tribunali i Hagës sot në tërësi e ka refuzuar kërkesën për lirim të të akuzuarit Vojisllav Sheshel, duke vlerësuar se me procesin e përfunduar të provave, prokuroria ka paraqitur prova të mjaftueshme për të nëntë pikat e aktakuzës për krime lufte në Kroaci, Bosnjë Hercegovinë dhe Vojvodinë.

Sipas vendimit, të cilin e ka lexuar gjyqtari kryesues, Zhan Klod Antoneti, pos tjerash, thuhet se janë paraqitur prova të mjaftueshme “se vullnetarët e Partisë Radikale Serbe dhe të Lëvizjes Çetnike Serbe, kanë kryer krime, që theksohen në aktakuzë”.