Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 07:04

Beograd – Sot mbushen 31 vite nga vdekja e presidentit shumëvjeçar të RSFJ-së dhe Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Pritet që bashkëluftëtarët e tij nga të gjitha rajonet e ish – Jugosllavisë ta shënojnë përvjetorin e vdekjës së Titos me vendosjen e kurorave dhe dhënie respekt në “Shtëpinë e lules” në Beograd.

Lideri i komunistëve jugosllavë dhe presidenti i përjetshëm i ish – shtetit, vdiq më 4 maj në vitin 1980 në Lubjanë, ndërsa është varrosur katër ditë më vonë në “Shtëpinë e lules” në Beograd.