Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 15:15

Shkup – Qeveria e Republikës së Maqedonisë fuqimisht e ka mbështetur luftën kundër terrorizimit dhe i mbështet aksionet e bashkësisë ndërkombëtare për neutralizimin e të gjitha elementeve të cilat e promovojnë dhe e kanosin paqen dhe stabilitetin, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin.

“Republika e Maqedonisë, krah për krahu me aleatët tanë, edhe më tej do të mbështesë dhe do të vazhdojë të kontribuojë në aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare për luftë kundër terrorizimit dhe kanosjeve terroriste dhe në aktivitetet për promovimin e paqes, demokracisë dhe drejtësisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Aksioni për shkatërrimin e terrorizmit në të cilin ishte likuiduar udhëheqësi terrorist Osma Bin Laden, vlerëson Qeveria e RM-së, është fitore e drejtësisë dhe sukses i madh dhe përparim i madh në përpjekjet për krijimin e një bote më të sigurt dhe çrrënjosjen e kërcënimeve terroriste kundër njerëzimit.