Athinë – Nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme të paraqiten probleme në tregun për derivate në Greqi për shkak të grevës dhjetëditore në Helenik petroleum i cili filloi dje, njoftojnë mediat greke.
Grevistët kërkojnë pavarësi më të madhe në “filialet” e reja në Selanik dhe Elevskin që më vonë do të lëshohen në eskploatim. Druajtjet janë se është i mundshëm një mungesë e derivatit sespe kompania kontrollon mbi 60 për qind të tregut të derivateve në Greqi.
Dstribuesit thonë se ka rezerva të mjaftueshme të derivatit në pompat e benzinave dhe gjatë mungesës do të kompenzohet me rafineritë e Motor oil. Pritet që Gjykata të sjellë vendim për ligjshmërinë e grevës.
Monday, 04 April 2011 11:40