Strasburg – Pasojat nga e kaluara, e cila u shënua me konflikte etnike, ende paraqesin kërcënim për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e të drejtës në Bosnjë e Hercegovinë, përmendet në raportin e publikuar dje të komisarit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg.
“Edhe krahas përparimit, i cili është arritur, autoritetet boshnjake në të gjitha nivelet duhet të vazhdojnë me përpjekjet për vënie fund diskriminimit, me dakordim dhe ndërtimin e shtetit, në të cilën respektohen dallimet multikulturore”, thuhet në raportin e Hamarberg, i cili është shkuar pas vizitës të tij në BeH nga fundi i nëntorit vitin e kaluar.
Ai shprehu brengosje për shkak ekzistimin të mëtejshëm të diskriminimit kundër pakicave nacionale, duke theksuar se autoritetet nga ky problem duhet të sillen më me përgjegjësi dhe të sigurojnë mundësi reale për pjesëmarrjen e të gjitha pakicave në politikë.
Hamarberg rekomandoi edhe largimin e të gjitha pengesave për gëzimin e të drejtave sociale dhe ekonomike të kategorie të ndryshme të qytetarëve, e veçanërisht të personave me hendikap viktimave të luftës dhe personave të cilët kanë qenë viktima të dhunës seksuale, lidhur me luftën.
Wednesday, 30 March 2011 16:59