Meksiko siti – Vullkani i njohur meksikan Popokatepetel hodhi një shtyllë nga hiri i vullkanit, transmetuan agjencitë botërore.
Vullkani, i lartë 5.450 metra, gjendet në 65 kilometra në juglindje të Meksikos.
Hiri i vullkanit u ngrit në lartësi prej tre kilometrave mbi kraterin e vullkanit.
Agjencia kombëtare për situata të jashtëzakonshme dhe aksidente kumtoi se reja nga hiri vullkanit së pari është drejtuar ndaj perëndimi, e pastaj e ktheu drejtimin dhe u orientua në lindje, drejt qytetit Puebla.
Para shpërthimit të vullkanit, mali është dridhur disa minuta.
Autoritetet i bënë thirrje popullit të mos afrohen deri te krateri i vullkanit.
Tani për tani nuk ka ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për rajonet e banuara në afërsi.
Friday, 03 June 2011 19:25