Uashington – Agjencia ndërkombëtare për rejting kreditor “Mudis” e paralajmëroi Qeverinë amerikane se mund ta humb rejtingun e vet të lartë nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk arrijnë marrëveshje deri në mes të muajit të ardhshëm për rritjen e limitit për debinë e SHBA-së.
Nëse të dyja palët së shpejti nuk arrijnë progres “Mudis” do ta vërë rejtingun kreditor amerikan për rishqyrtimin me mundësisë për ulje, duke pasur parasysh se ekziston “rrezik shumë i vogël, por rrezik rritës” Qeveria amerikane të falimentojë për huan e tyre, paralajmëroi agjencia.
Edhe një agjenci e madhe e rejtingut, “Standard and Purs”, në prill dha paralajmërim të njëjtë.
Qeveria e SHBA-së në 16 maj e arriti limitin për hua prej 14,3 bilion dollar, që paraqet shumë me të cilën mund të merret hua për shkak të financimit të operacioneve të tyre.
Rejtingu më i ulët kreditor mund të shkaktojë dëm ndaj ekonomisë amerikane dhe t’i godasa konsumatorët, duke pasur parasysh se normat e interesit mund të rriten.
“Mudis”, gjithashtu, paralajmëroi se deri te ulja e rejtingut mund të vijë edhe nëse Qeveria amerikane nuk sjell plan afatgjatë për uljen e deficitet buxhetor i cili është në rrugë të mirë që këtë vit ta tejkalojë një bilionë dollar, tashmë tre vite me radhë.
Presidenti i SHBA-së Barak Obama dhe republikanët dakordohen se duhet të ulet deficiti, por nuk dakorodohen rreth mënyrës në të cilën duhet të bëhet.
Koha për arritjen e marrëveshjes skadon, ndërsa Ministria e Financave paralajmëroi se Qeverisë i kërcënohet falimentim nëse nuk e rrit limitin për detyrim deri më 2 gusht.
Friday, 03 June 2011 13:52