Milano – Në Gjykatën e Milanos filloi seanca në lidhje me lëndën “Rubigejt”, për të cilën kryeministri italian Silvio Berluskoni është akuzuar për seks dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Berluskoni nuk ishte prezent në gjykatë për shkak se është për vizitë zyrtare dyditore në Rumuni.
Pritet që sot, avokatët e Berluskonit ta parashtrojnë çështjen e kompetencës të gjykatës së Milanit, që ta udhëheq këtë proces. Bëhet fjalë për kompetencë territoriale dhe profesionale të gjykatës.
Së pari, për atë që nga dy gjoja akuzat – seks me prostitutë monirene – është kryer në vilën e Berluskonit në qytetin Arkore, e jo në Milano, dhe e dyta, sepse Berluskoni e ka keqpërdorur funksionin zyrtar si kryeministër, kur ka insistuar që monirenja të lirohet nga policia, ku është arrestuar për shkak të plaçkitjes.
“Berluskoni këtë e ka kërkuar, sepse ka qenë i bindur se vajza është familje e liderit Hosni Mubarak dhe arresti i saj do të mund të shkaktojë skandal diplomatik, konfirmojnë avokatët e kryeministrit italian, të cilët insistojnë për këtë akuzë që ai të dënohet nga Gjykata Speciale për ministra.
Tuesday, 31 May 2011 16:40