Londër – Një person është arrestuar në qytetin Bajdfort të Anglisë, pasi që policia e ka akuzuar se i ka vënë zjarrin një hoteli lokal, i cili ka pasur shumë vizitorë. Nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit dhe as motivet për vënien e zjarrit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Incidenti ndodhi sot herët në mëngjes, pak pas orës katër, kur është kërkuar ndihmë nga shërbimi zjarrfikës dhe është thirrur nga policia. Sipas sqarimit të zjarrfikësve, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë, prej ku mysafirët e hotelit, me panikë janë drejtuar drejt çatisë së ndërtesës.
Një përfaqësues i policisë lokale deklaroi se urgjentisht janë evakuar 55 vizitorë dhe personeli i hotelit. Disa prej tyre është dashur që të shpëtohen nga çatia, por tani për tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar.
Hoteli “Tantos” ndodhet në qendër të këtij qyteti në Devonin verior, një nga rajonet e njohur për turistë në pjesën jugore të Britanisë së Madhe, në një ndërtesë të shekullit të 18-të.
Tuesday, 31 May 2011 13:23