Kabul – Presidenti afgan Hamid Karzai i paralajmëroi sot forcat e NATO-s se kryerja e sulmeve ajrore mbi shtëpitë afgane në kërkim të kryengritësve “nuk është lejuar”, ndërsa durimi i popullit, pas viktimave të shumta civile, mbaroi.
“NATO duhet të kuptojë se sulmet ajrore mbi shtëpitë afgane nuk janë të lejuara dhe se populli afgan këtë më nuk mundet ta tolerojë”, theksoi Karzai në konferencën për shtyp, në Kabul.
Ai reagoi ashpër pas sulmit “të papritur” ajror të NATO-s mbi dy shtëpi, në provincën jugore Helmond para dy ditëve, me ç’rast u vranë 14 civilë, pjesa më e madhe fëmijë,.
“Nëse nuk ndërpriten bombardimet e shtëpive afgane, atëherë prania e tyre në vend do të konsiderohet okupim i dhunshëm kundër vullnetit të popullit”, paralajmëroi Karzai.
Tuesday, 31 May 2011 11:00