Londër – Ministri britanik i Mbrojtjes Lijam Foks deklaroi se forcat aleate, të përfshira në intervenim ushtarak në Libi, do ta kapin liderin libian Moamer Gadafin, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Londra.
Në deklaratën për mediat londineze, ministri Foks tha se kjo “në mënyrë të pashmangshme do të ndodhë” dhe e shpalli “diktatorin libian” për humbës.
Ministri britanik pranon se forcat e NATO-s nuk mund t’i mbrojnë civilët në Libi, derisa Gadafi është në pushtet, që është një interpretim i ri për vazhdimin e luftës derisa lideri libian nuk mposhtet dhe nuk kryhet zëvendësim të regjimit në vend.
Reagimi i Foksit vjen pasi aleatët për herë të parë fundjavën e kaluar kanë përdorur për bombardim të caqeve në Libi helikopterë “Apaçi”. Ai zbuloi se NATO-ja tani do të shfrytëzojë bomba speciale për shkatërrimin e bunkerëve nëntokësorë libianë, që të arrihet deri te Gadafi.
Lijam Foks vlen si “petrit” në Qeverinë britanike dhe është ithtari më i madh për intervenimin ushtarak të britanikëve në Libi, si dhe për bombardimin dhe për rrëzimin e Moamer Gadafit dhe pushtetit të tij.
Paralajmërimi se Gadafi “sigurisht do të kapet” është pranimi i parë i hapur se qëllimi i intervenimit në Libi është kërkimi pas Gadafit, i cili është 42 – vjet në pushtet dhe ndryshimi i pushtetit, edhe pse kjo nuk është pjesë e rezolutës ende të vlefshme të KB-së.
Gjatë fundjavës së kaluar për herë të parë një politikan britanik u takua me një përfaqësues të Qeverisë në Tripoli. Lord Trafgern, ish-ndihmës ministër në qeveritë konservative në vitet e tetëdhjeta të shekullit të 20-të, u takua në Tunizi me ministrin libian të Punëve të Jashtme, Abdelati Obedi. Kurrfarë detaje për bisedimet nuk janë dhënë, por “Tajms” i hedh poshtë si të panevojshme dhe të tejkaluara të gjitha përpjekjet për të negocuar dhe të arrihet marrëveshje në Libi.
Tuesday, 31 May 2011 07:27