Milano – Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka pësuar një rënie të madhe pas dy ditëve të zgjedhjeve lokale në Itali, duke i humbur dy bastionet kryesore – Milanon dhe Napolin, treguan rezultatet e pjesshme.
Pas numërimit të pothuaj gjysmës së qendrave të votimit, kandidatja e Berluskonit, kryetarja aktuale e Milanos, Leticia Morati, thuhet se ka fituar 45 për qind të votave gjatë balotazhit kundër Xhuliano Pisapia të qendrës së majtë.
Në balotazhin për Napolin, kandidati i majtistëve Luigji de Magistris, sipas shifrave të para, po udhëheq me 65 për qind ndaj kandidatit të Berluskonit, Xhani Leterieri i cili thuhet se ka fituar 35 për qind të votave.
Humbja në dy komunat thuhet se dobëson edhe më tej Berluskonin- i goditur tashmë nga skandalet seksuale dhe rënia e pëlqimit.
Monday, 30 May 2011 19:39