Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 16:00

Kabul – Katër persona e humbën jetën, ndërsa 24 janë plagosur në sulmin e dyfishtë në qytetin perëndimor afgan, Herat.

Gjatë sulmeve janë vrarë një polic dhe tre civilë, ndërsa tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas policisë në Herat është kryer sulm vetëvrasës me automobil bombë në bazën e Ekipit për rindërtim të provincës, e cila është nën komandën italiane.

Në këtë bazë janë sistemuar ushtarë të NATO-s dhe zyrtarë të huajë civilë. Midis të plagosurve ka dy pjesëtarë të sigurisë së bazës, katër fëmijë dhe një grua.

Ministri italian i Mbrojtjes Inacio la Rusa deklaroi se në këtë sulm nuk ka ushtarë të vrarë italianë, ndërsa të plagosur janë pesë persona, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike.

Bomba e tretë është aktivuar në një udhëkryq në rreth dy kilometra nga baza në një rajon me shumë komunikacion dhe dyqane. Zëdhënësi i policisë deklaroi se shumica e viktimave janë nga shpërthimi i dytë.

Përgjegjësinë për sulmet në Herat e ndërmorën talibanët.