Tripoli – Lideri libian, Moamer Gadafi është i gatshëm ta braktisë pushtetin me kusht që ai edhe familja e tij të fitojnë imunitet nga ndjekja penale, shkruan gazeta arabe “Ashark al Avsat”, duke iu referuar një burimi të afërt me Gadafin.
Gazeta thekson se djali i Gadafit, Saif al-Islam ndodhet në krye të grupit punues të përfaqësuesve zyrtarë të Qeverisë libiane, të cilët po përpiqen të gjejnë zgjidhje për krizën libiane, e cila do të paraqesë largim të dinjitetshëm të babait të tij nga pushteti.
Edhe pse në opinion Gadafi dhe bashkëpunëtorët e tij e përjashtojnë idenë për dorëheqje, ekzistojnë kanale jozyrtare të komunikimit, përmes të cilave bisedohet për këtë, thekson gazeta, duke sqaruar se në vetë familjen e liderit libian dhe midis bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, nuk ekziston pëlqim rreth asaj nëse ai duhet të vazhdojë të luftojë ose ka ardhur koha të tërhiqet.
Monday, 30 May 2011 13:24