Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 11:49

Madrid – Aktivistë të lëvizjes “të nënshtruar”, të pakënaqur nga mënyra në të cilën Qeveria spanjolle ballafaqohen me krizë financiare, vendosën me votim publik ta vazhdojnë me kampimet protestuese në sheshin kryesor të Madridit, Perta del Sol dhe pa përcaktimin e afatiti se kur do të përfundojnë protestat.

Më shumë se mijëra demonstrus kryesisht të rinj, merrnin pjesë në kuvendin që u mbajt mbrëmë kur pas debatit treorësh, me shumicë u vendos që protestat të vazhdojnë nën moton “Mbetemi dhe më vonë do të vendosim se kur”.

Spanja është e përfshirë nga protestat që nga 15 maji nën moton “Demokraci të vërtetë, tani”, ndërsa dhjetëra mijë të rinj formuan kampe protestuese në qytetet në mbarë vendin, që të shprehin pakënaqësi nga mënyrat në të cilat zgjidhet kriza ekonomike dhe me këtë siç e quajnë sistem të korruptuar partiak.