Ankara – Turqia e paralajmëroi Izraelin të mos e përsëris gabimin, të cilin e ka bërë vitin e kaluar kur në një anije, e cila ka transportuar ndihmë për palestinezët në Gazë, vrau nëntë aktivistë humanitar shtetas turk.
Fondacioni për ndihmë humanitare, selia e të cilit është në Turqi, muajin e kaluar planifikoi sërish të dërgojë me anije ndihma për palestinezët, në Gazë.
Në Izrael lajmërojnë nuk lejojnë provokim të ri, sepse vlerësojnë se në këtë mënyrë edhe dërgohet armatim për Hamasin radikal.
“Vlerësojmë se Izraeli ka mjaft përvojë të mos e përsëris gabimin e njëjtë. Duhet të jetë e qartë se Turqia do të japë përgjigje të domosdoshme”, deklaroi shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutollgu.
Në Fondacionin për ndihmë humanitare, i cili organizon dërgesën e re të ndihmës humanitare muajin e kaluar, thonë se në anije këtë vit do të ketë mbi 1. 500 aktivistë nga njëqind vende.
Monday, 30 May 2011 11:44