Islamabad – Pakistani kumtoi se fillon ofensivë ushtarake në tokë dhe ajër në Vaziristanin Verior, vendstrehim kryesor i Al Kaedës dhe talebanëve në kufirin me Afganistanin, publikoi sot gazeta “Njuz”.
Pakistani, moti tenton të ndërmarrë veprime në rajon kundër rrjetit terrorist Hakani, njëri nga grupet më të rrezikshme të cilat luftojnë kundër ushtrisë amerikane në Afganistan.
Gazeta citon “një përfaqësues i lartë ushtarak” anonim, se aeroplanët e aviacionit pakistanez do të bombardojnë vatrat e islamikëve para se të fillojë operacioni këmbësor. Vendimi është miratuar javën e kaluar gjatë vizitës në Pakistan të sekretares shtetërore amerikane, Hilari Klinton.
Pakistani deri tani konfirmoi se forcat e armatosura të tij mjaft janë sistematizuar në rajone tjera, në pjesën verilindore të vendit dhe nuk kanë probleme që të përballen me Vaziristanin verior. Analistët vlerësojnë se Islamabadi shikon grupin Hakani si mjet për neutralizimin e rritjes të ndikimit të Indisë në Afganistanit.
Monday, 30 May 2011 10:00