Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 09:55

Aman – Forcat siriane të sigurisë vranë dje të paktën 11 civilë dhe lënduan një numër më të madh në operacionet e fundit mbi demonstrantët, deklaroi një aktivist i të drejtave të njeriut.

Armata ka dërguar tanke dhe ushtarë të armatosur me artileri të rëndë kundër demonstrantëve në qytetet Talbiseh dhe Rastan, si dhe në disa fshatra afër Homs, thonë banorët lokalë.

“Ushtarët janë gjithkund në Talbiseh. Hynë nëpër shtëpitë dhe arrestojnë popullin”, thotë një banor i qytetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana, bëri të ditur se katër persona nga forcat e sigurisë janë vrarë në Talbiseh, derisa ishin në kërkim të grupeve të armatosura terroriste… që t’i arrestojnë dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.