Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 21:40

Sana – Presidenti i Jemenit dhe udhëheqësi më me ndikim fisnor në vend, u dakorduan që t’i japin fund konflikteve në të cilat humbën jetën mbi 120 persona.

Luftimet filluan para pesë ditëve, kur forcat e sigurisë së presidentit Ali Abdulla Saleh e sulmuan shtëpinë e sheikut Sadik al Ahmar, ish aleat i presidentit, i cili e braktisi dhe u inkuadrua drejt opozitës, e cila kërkon rrëzim nga pushteti të presidentit.

Luftëtarët e armatosur nga fisi Hashid iu kundërpërgjigjën sulmit dhe e pushtuan lagjen Hasaba në kryeqytetin Sana dhe okupuan ndërtesën qeveritare.

Një ndërmjetësues fisnor deklaroi se dy palët arritën marrëveshje që t’i tërheqin forcat e tyre këtë mëngjes.