Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 18:29

Moskë – Në Moskë, sot ka ndërruar jetë lideri i Abkazisë, Sergei Bagapash, i cili e ka udhëhequr rajonin e trazuar gjeorgjian prej vitit 2005.

Në Rusi njoftohet se ai vdiç në një spital të Moskës, disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në mushkëri. Ai kishte 62 vjeç.

Gjeorgjia e humbi kontrollin mbi Abkazinë dhe Osetinë Jugore, pas luftës së gushtit të vitit 2008 me Rusinë, pas së cilës këto dy rajone e deklaruan pavarësinë.

Pavarësia është mirëpritur nga Rusia, por kjo pavarësi nuk është njohur nga Gjeorgjia e as nga perëndimi.