Sana – Forcat e sigurisë të presidentit jemenas, Ali Abdulah Saleh dhe kryengritësit e udhëhequr nga lideri fisnor, Sadik Al-Ahmar, u dakorduan për armëpushim në kryeqytetin Sana.
“Armëpushimi duhet të mundësojë ndërmjetësim. Nëse regjimi i Saleh pranon revolucion të qetë, jemi të gatshëm për të. Nëse dëshiron luftë, atëherë do të luftojmë kundër tij”, theksoi Saleh lideri autoritar i fisit Hashid, sheiku Sadik al-Ahmar.
Rreth 100 njerëz humbën jetën gjatë kësaj jave nëpër rrugët e Sanas. Dhuna e solli vendin e varfët arab para pragut të luftës civile.
Banorët e Sanas konfirmojnë se janë dëgjuar të shtëna të kohëpaskohshme, duke sqaruar se ato nuk janë aq intensive si dje.
“Qeveria patjetër të ndërpresë përdorimin e dhunës ndaj demonstruesve të qetë”, kërkoi Komisariati për të drejtat e njeriut të KB-së.
Friday, 27 May 2011 22:52