Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 22:20

Sana – Në përleshjet rreth kontrollit të tre postblloqeve ushtarake në jug nga qyteti jemenas Sana, humbën jetën 19, ndërsa dhjetëra janë lënduar, deklaroi sot lideri i fisit nga rajoni Nahim, sheiku Hamid Asim.

“Edhe paraprakisht kishte përleshje mes pjesëtarëve të fiseve, të cilët e mbështesin revolucionin e të rinjve, por sot erdhi deri në trazira të mëdha”, theksoi Asim.

Ai paraprakisht deklaroi se kryengritësit fisnorë kanë marrë një postbllok ushtarak, ndërsa kanë luftuar që të ndërmarrin edhe dy.

Televizioni shtetëror jemenas, duke iu referuar burimeve të forcave të sigurisë, i përgënjeshtroi informatat se janë ndërmarrë postblloqe ushtarake.