Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 12:17

Dovil – G-8-shi konsideron se udhëheqësi libian, Moamer Gadafi “e humbi legjitimitetin dhe duhet të largohet”, qëndron në versionin më të ri, të deklaratës përfundimtare të seancës së vendeve industriale më të zhvilluara në botë, shefat e të e të cilëve janë takuar sot në Dovil.

“E qartë është se Gadafi dhe regjimi i tij vazhdojnë të bëjnë krime të rënda kundër popullit libian. Gadafi e humbi legjitimitetin. Ai duhet të largohet, qëndron në tekstin e ri, i cili duhet të miratohet në Dovil”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Nëse ky version miratohet, ajo do të thotë se Rusia pranoi t’u bëjë thirrje udhëheqësve të regjimit libian të largohen nga pushteti.

“Gadafi duhet të largohet. Libianët kanë të drejtë për ardhmëri demokratike”, deklaroi presidenti francez Nikolla Sarkozi pas takimit bilateral me presidentin amerikan Barak Obama.

Franca dhe SHBA-ja kanë “vendosshmëri të njëjtë ta kryejnë punën”, deklaroi nga ana e tij Barak Obama.

G-8-shi, sipas versionit më të ri të deklaratës, i kërcënohen edhe Sirisë me aksion para Këshillit për Siguri të OKB-së, nëse Damas nuk ndërprenë me represionet e demonstruesve.