Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 11:28

Dovil – Liderët e grupit G-8, në samitin e tyre në Dovil të Francës, pritet që sot ta mbështesin pakon prej 20 miliardë dollarësh të ndihmës për Tunizinë dhe Egjiptin, pas kryengritjeve të “Pranverës arabe”, me të cilat u përmbysën liderët autokratikë në këto vende.

Burime diplomatike kanë thënë se në samit do të mbështetet edhe vazhdimi i mandatit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Dje, ditën e parë të samitit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se G-8 do t’u tregoj arabëve në rrugë se bota qëndron me ta, në kërkesat për liri më të mëdha ekonomike dhe politike.