Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 10:10

Tripoli – Aeroplanët e NATO-s mbrëmë e bombarduan Pallatin presidencial të Moamer Gadafit, në Tripoli.

Dëshmitarët okularë pohojnë se janë dëgjuar pesë shpërthime të fuqishme, por ende nuk ka informata për të vdekur dhe të lënduar.

Rajoni Bob al Azizia, ku është rezidenca e Gadafit, edhe të hënën, të martën dhe të mërkurën mbrëma ishte cak i sulmeve, me ç’rast jetën e humbën tre persona, ndërsa 150 të tjerë u lënduan.