Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 09:57

Kabul – Një përfaqësues amerikan, mbrëmë, kumtoi se shtatë ushtarë, të cilët e humbën jetën në sulmin e djeshëm me bombë në Afganistanin jugor, ishin amerikanë.

ISAF-i kumtoi se sulmi ishte kryer me mjet të improvizuar shpërthyes., ndërsa përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.

Të paktën 198 ushtarë të forcave të NATO-s në Afganistan janë vrarë gjatë këtij viti.