Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 22:31

Tripoli – Kryeministri libian, Al Bagdadi al Mahmudi deklaroi se Qeveria libiane u ka bërë thirrje KB-së dhe UA-së që të ndihmojnë në vendosjen e armëpushimit dhe të dërgojnë mbikëqyrës.

Al Mahmudi hodhi mundësinë për braktisje të pushtetit të liderit libian, Moamer Gadafi.

“Kërkuam nga KB-ja dhe UA-ja të konfirmojnë datë dhe kohë për ndërprerje të zjarrit dhe të dërgojnë mbikëqyrës ndërkombëtarë dhe ndërmarrje të masave të domosdoshme për ndërprerje të përleshjeve”, deklaroi ai.

Indipendent publikoi s’e kryeministri libian u ka dërguar mesazhe liderëve të botës, në të cilën i propozon rol ndërmjetësues KB-së, në ndërprerjen e zjarrit në Libi. Sipas gazetës, Gadafi është i gatshëm për bisedime të pakushtëzuara me kryengritësit libianë, amnisti dhe të miratojë projekt për kushtetutë të re.